Report TV - Sė shpejti 'Carmen', ngjitet nė skenė me emra tė mėdhenj

  • 6 years ago
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të çel sezonin artistik me pjesëmarrjen e ekselencës shqiptare në botë dhe emrave të mëdhenj të muzikës operistike shqiptare. ?Carmen? vjen me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.

Kjo operë që vjen premierë më 30 janar do të sjellë në skenë edhe aktoren Tinka Kurti , dhe të tjerë emra surprizues për publikun. Në Tiranë prej dy ditësh ka ardhur koreografi me famë ndërkombëtare Gheorghe Iancu. Mjeshtri Iancu do të jetë koreografi i trupës së baletit duke iu bashkuar stafit të operës ?Carmen. Koreografi Ianku ka kërcyer me Kompaninë e Liliana Cosi dhe Marinel Stefanescu-t, por momenti kulmor i karrierës së tij ishte takimi me Carla Fraçin.

Recommended