PS-PD konsensus per ngritjen e KLGJ e KLP
  • 6 years ago
Pavarësisht se e cilësojnë të korruptuar politikisht procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit, opozita do të jëtë pjesë e ngritjes së këtyre dy organeve, me votën e dhënë ?pro? për nënkomisionin Ad Hoc.

Pjesëmarrjen e saj në ngritjen e këtyre dy institucioneve opozita e sheh si një mundësi për të ndalur shumicën gjatë seleksionimit të kandidatëve nga ajo që cilëson tentativë për kapjen e drejtësisë.

Eduart Halimi: "Në qoftë se nuk do merrnim pjesë ai do ta kishte më të lehtë për të kapur institucionet e drejtësisë".

Ulsi Manja: "Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi".

Ajo që shqetëson demokratët në këtë proces janë kriteret e disa prej kandidatëve në garë, që sipas tyre janë vlerësuar negativisht edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Enkelejd Alibeaj: "Dy prej kandidatëve kanë qenë prokurorë dhe gjyqtarë që kanë dhënë vendime politike përpara ?90. Tani pse nuk e dëgjoni ONM. U nisëm të bënim reformë në drejtësi nga Xhoni, Fernando, Hahn dhe Juncker dhe përfundojmë t?u japim shqiptarëve drejtësinë e Gencit".

Me ngritjen e KLP dhe KLGJ-së i hapet rruga formimit të SPAK-ut, që do të hetojë korrupsionin në nivelet e larta të politikës.
Recommended