Report TV - Arrestohet autori i dyshuar për eksplozivin që ju vendos makinës te liqeni i Thatë

  • 6 years ago
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i shkatërrimit të pronës me lëndë eksplozive tek rruga ?Liqeni i Thatë?.
Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Personi i ndaluar i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, si dhe të kapjes së autorëve apo të personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimine krimeve të Rënda në D.V.P. Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

Recommended