Report TV - Përplasje e fuqishme në Levan-Vlorë,shkatërrohen mjetet

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Report Tv bën me dije se janë përplasur dy makina në autostradën Levan-Vlorë.

Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Panaja, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale, ku janë shkatërruar mjetet.

Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ndërsa dyshohet që shkak i përplasjes së mjeteve të jenë bërë manovrimet e gabuara dhe humbja e kontrollit.

Recommended