Report Tv zbardh dinamikën e grabitjes së bankës te Hipoteka

  • 6 years ago
TIRANE - Report Tv zbardh dinamikën e grabitjes së bankës së nivelit të dytë një ditë më parë në ambientet e zyrave qendrore të Hipotekës në Tiranë. Autori i ngjarjes, një i ri rreth moshës 25-vjeç, ka shfrytëzuar disa çadra përgjatë trotuarit që të çon te Hipoteka për t'u fshehur fshehur përmes tyre.

Ai ka përdorur një kapele në kokë ndërsa në brez ka pasur armën e zjarrit tip pistoletë. Në momentin kur ka hyrë në ambientet e Hipotekës dhe fillimisht ka neutralizuar rojen e institucionit, ndërsa më pas i është drejtuar sportelit të bankës ku i ka drejtuar armën arkëtares.

Punonjësja e bankës, mëson Report Tv, në kushte terrori, pasi është kanosur nga autori i cili i ka thënë "më jep lekët ose të vras" dhe në një moment me qytën e armës ka qëlluar xhamin e bankës i cili ka pësuar plasaritje, ka hapur kasafortën dhe kanë nxjerrë prej aty rreth 300 mijë lekë të reja duke ia dhënë autorit.

Recommended