Report TV - Tension në Kuvend, Ruçi-Bashës: Bëj liderin e opozitës, mos bëj rolin bodigardit

  • 6 years ago
Sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me tension dhe debat, ashtu sikur u mbyll 2017. Në seancën e sotme opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit duke sjellë ndërprerjen për 5 minuta, ndërsa pas rifillimit të seancës është larguar duke bojkotuar votimin.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetari i grupit Spaho i kërkuan Ruçit që të fuste në kalendar amendamentet që u depozituan për ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Ruçi u përgjigj duke deklaruar se do i njoftonte në fund të seancës, ndërsa opozita vendosi që të bojkote votimin.
Bllokimi i foltores nga opozita
Kryetari i grupit të PD, Spaho kërkoi fjalën për të prezantuar amendamentet e propozuara nga opozita, por kryetari Gramoz Ruçi i kërkoi që të ulet, pasi ishte duke shkelur rregulloren. Kryetari i Kuvendit u shpreh se ke 10 minuta në dispozicion për të folur për propozimet, por në momentin që do të flasim për kalendarin. Në këtë moment ndërhyri Basha dhe deputetët e tjerë të PD duke bllokuar foltoren, ndërsa Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta.

Gramoz Ruci: Uluni, do të marrësh fjalën 10 minuta e ke me rregullore. Menjëherë do ta marrësh fjalën, por kur të jepet. Të lutem ulu! Do ta jap unë fjalën, por ulu.
Ngrihet Basha i pari dhe drejtohet për në foltore
Ruci-Bashës: Pse ngrihesh o kryetar, bëj liderin, mos bëj bodigardin
Ruci: Ndërpres seancën për 5 minuta

Recommended