Report TV - Vdekja e 7-vjeçares, flet shefi i Pediatrisë: Erdhi në gjendje të rëndë

  • 6 years ago
Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, ka folur pas ngjarjes së rëndë në Spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën nga gripi, mbrëmjen e kaluar. Doktori theksoi se fëmija ishte në gjendje të rëndë virale, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë.

Sipas tij, dyshohet që ajo të ketë ndërruar jetë nga një formë toksike, helmuese, edhe pse tha që pritet ekspertiza për ta vërtetuar këtë, si dhe për të zbuluar shkakun e vërtetë.
?Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë?, tha mjeku.

Recommended