26-vjetori i FRESSH, Hyska: Kemi mundësi të bëjmë gjëra të vogla me hapa të vegjël

  • 6 years ago
Drejtuesi i ri i Forumit Rinor Socialist Eljo Hyska i ftuar në Report Tv në kuadër të 26-vjetorit të themelimit të FRESSH-it u shpreh se organizata që ai drejton nuk mund të marrë përgjegjësitë për PS apo zotimet e Ramës për qeverisjen.
?Ne nuk mund të marrim të gjitha përgjegjësitë e Partisë Socialiste dhe zotimet që qeveria Rama ka bërë. Ne kemi zgjedhur disa pika që i gjykojmë se duhen implementuar, ne do u qëndrojmë atyre. Ne nuk kemi super heronj, ne kemi mundësi që të bëjmë gjëra të vogla me hapa të vegjël, dhe të gjitha zotimet që morëm do i mbajmë? tha ai.

Duke u ndalur te festa e sotme, ai tha se nuk ka marrë urime nga Meta apo Kryemadhi, ish-drejtues të Forumit Rinor Socialist, por shtoi se ?Si Iliri dhe Monika u bëhet qejfi kur e shikojnë FRESSH-in në ditë kaq të mira dhe energjike?.

Recommended