Report TV - Atentati Shkodër/ Apeli prekës i Shefit të Krimeve për prokurorët e gjyqtarët

  • 6 years ago
Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër, Saimir Rrustemi, ka reaguar përmes një mesazhi të fortë pas atentatit me rreth 400 gr tritol ndaj Lulzim Kullës, një emër i njohur për policinë. Shefi i Krimeve bën një apel të fortë, duke iu drejtuar të gjitha institucioneve me kokën ulur të vendosin në cilën anë do të barrikadës do të qëndrojnë.

Shefi i Krimeve bën thirrje për bashkim në luftën kundër krimit të organizuar për t'i ndryshuar faqen vendit tonë. Me kokën ulur, Rrustemi iu drejtohet dhe prokurorëve e gjyqtarëve, të heqin dorë nga korrupsioni, duke thënë se vendo ka nevojë për pjesën e tyre të drejtë e të ndershme.

"Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!", shkruan Shefi i Krimeve në mesazhin e tij në 'Facebook'.

Recommended