Report TV - Të dehur dhe me shpejtësi, gjobiten mbi 100 shoferë brenda natës

  • 6 years ago
Më shumë se 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi dhe alkool mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Policia Rrugore gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle me aparat drager për alkoolin dhe matës shpejtësie.
Mes personave që janë gjobitur është edhe një shofer i dehur, i cili ka pranuar se kishte konsumuar alkool.

Polici: 0.24 mg/l. Do të tërhiqet leja e drejtimit. Ke pirë më shumë se sa lejohet. Mos lëviz nga mjeti të lutem.

Ndërkohë në kryeqytet prej disa muajsh po kryhen kontrolle me radarë në rruget brenda Tiranës. Në rrugën e Kavajës, policia ka zbuluar disa shoferë që ecnin me shpejtësi, pavarisht se tabela lejon deri në 40 km/orë.

Recommended