Report TV - Qeveria shpërblim me një milionë lekë të vjetra për njerëzit e organeve të Vetingut

  • 6 years ago
Qeveria ka vendosur që të shpërblejë me nga një milionë lekë të vjetra njerëzit e organeve të Vetingut, të cilët do të skanojnë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale, duke përjashtuar nga drejtësia e re çdo prokuror apo gjyqtar që nuk kalon njërin nga tre testet. Vendimi është marrë në datën 30 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, por në Fletoren Zyrtare është botuar ditën e djeshme.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në një debat të ethshëm për trajtimin financiar dhe mbështetjen me staf të organeve të Vetingut. Opozita akuzoi mazhorancën se po shkurtonte stafin me qëllim për të sabotuar punën e organeve të Vetingut. ?Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, ?Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve? dhe të nenit 11, të ligjit nr. 130/2016, ?Për buxhetin e vitit 2017?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi: 1.

Recommended