Report TV - Vettingu, intervistë me Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi

  • 6 years ago
Me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi dhe ligjit të Vetting-ut në Shqipëri askush s?mund të bëhet më prokuror apo gjykatës pa kaluar nëpërmjet shkollës së magjistraturës, ndërsa në Vetting do të kalojnë dhe këshilltarët ligjorë.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv drejtori i shkollës së magjistraturës Sokol Sadushi shpjegon se cili është roli i shkollës në procesin e rivlerësimit kalimtar dhe si do të jenë magjistratët e ardhshëm.

?Nuk do të ketë më asnjë gjyqtar e prokuror, që do të punojë në sistem pa kaluar nëpërmjet shkollës së magjistraturës. Por, roli deçizim që shkolla ka në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, pra Vettingut, është në drejtim të momentin të rëndësishëm që ajo ka për të vlerësuar këshilltarët ligjorë?, tha Sadushi.

Ndalur tek ata që nuk plotësojnë aftësitë profesionale dhe ngelin gjatë Vetting-ut Sadushi shpjegon se do t?i nënshtrohen një formimi profesional që do të zgjasë për një vit.

Recommended