Report TV - "Çako", Felaj: Lëvizja pozitive, impuls i ri në luftën ndaj krimit
  • 6 years ago
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se lirimi i drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako ishte një lëvizje logjike që pritej. Me drejtimin e Xhafës, Felaj u shpreh se ka ndryshuar edhe lidershipi, ndërsa lëvizjet në Policinë e Shtetit po bëhen për një impuls të ri në luftën kundër krimit.
?Lëvizjet i kam parë pozitivisht, është e nevojshme kur një kuadër ka një kohë të arsyeshme në detyrë, për t?u dhënë mundësi edhe njerëzve të tjerë për të treguar aftësitë e tyre. Në ministrinë e Brendshme ka pasur disa ndryshime, që besoj në mënyrë logjike do të mbërrinin edhe te drejtori.

Ka një qasje të ndryshme, pasi edhe lidershipi i ministrisë ka ndryshuar. Na kërkohet një theks më i madh në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Kërkohej një qasje dhe impuls i ri në kuadër të hapjes së negociatave që pritet? deklaroi ajo në Report Tv.

Opozita ka paralajmëruar një protestë në ditët në vijim, që me të gjitha gjasat do të jetë në datë 27 janar. Felaj kërkon që të jetë brenda ligjit, pasi në të kundërt përgjegjësia do të jetë e opozitës. Deputetja i kërkon opozitës që të mos bllokojë hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ndodhet shumë pranë.