Tiranë, 17 vjeçarja e sëmurë nga tumori jeton në skamje, apel për ndihmë në Report TV

  • 6 years ago
Përveç skamjes me të cilën përballen çdo ditë, familjes Patoku i është shtuar një problem më shumë. Vajza e tyre 17 vjeçare, pas shtatzënisë është diagnostikuar me tumor. Lindita Patoku ka nevojë imediate për mjekim jashtë vendit, pasi mjekët në Shqipëri nuk i japin shpresë.
Mamaja e Linditës, Antoneta Patoku rrëfen për Report Tv me sytë e përlotur por me një zë të vendosur par1a vajzës se do bëjë ç?të jetë e mundur për ta shëruar, ndaj kërkon ndihmë për të. ?Unë kam qenë në punë, kam dalë nga puna në momentin kur vajza u sëmurë.

Kam 4 muaj që po bredh vetëm nëpër spitale. Shkova e shtrova në spital dhe më thanë për mua merre dhe ik, sepse ne nuk mund të bëjmë më shumë. Dhe i kam thënë doktorit si mund t?ia thoni nënës këtë fjalë. Unë kërkoj ndihmë që ta coj vajzën jashtë shtetit, ta kuroj atje? , tha Antoneta.

Lindita ka nevojë për lëngje dhe ushqim të përzgjedhur, por familja Patoku nuk mund t?ia plotësoj pasi të 8 pjesëtarët e familjes janë të papunë. ?Ah sa e mërzit jam, nëna do vetëm ta shoh vajzën sic e ka pasur. Kur nuk ha, kur nuk pi vajza ime më pikëllon shpirti?, tregon mamaja e Linditës.

Recommended