Report TV - Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 1 persona i plagosur

  • 6 years ago
TIRANE - Atentat me armë zjarri i është bërë 40-vjeçarit Korab Peposhi tek Ura e Institutit në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, ku Korab Peposhi ishte duke ecur në rrugë dhe një person i është afruar, duke e qëlluar disa herë me pistoletë. Këto janë pamjet e vendit ku u plagos 40-vjeccari, ka dallohen i shtrirë në trotuar Korab Peposhi, vetëm pak minuta pas atentatit.

Autori i plagosjes së rëndë është Alfred Rrushi. Burime të Report Tv nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se autori e ka ruajtur Korab Peposhin derisa është afruar pranë rrugës ?Shkodra? dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij disa herë. Pas të shtënave Alfred Rrushi është larguar nëpërmjet kësaj rrugice dhe dyshohet se më pas ka përdorur një makinë për ti shpëtuar ndjekjes së policisë.

Burimet policore sqarojnë për Report Tv se autori i plagosjes Alfred Rrushi, është një emër i njohur për uniformat blu, pasi ka qenë i dënuar më parë në Shqipëri për plagosje. Ndërkohë Korab Peposhi gjithashtu është një person i skeduar, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Itali, për trafik kokaine.
Pikërisht trafiku i drogës është një nga pistat kryesore që po heton policia për atentatin që i është bërë Korab Peposhit. Dyshohet se prishja e pazareve të drogës, mund të jetë shkak i atentatit.

Recommended