Report TV - Gjirokastër, rrëshqitja e dheut rrezikon një pallat, banorët alarmohen

  • 6 years ago
Një pallat pesë katësh rrezikon shembjen në lagjen "Punëtori" në Gjirokastër. Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase raportoi live nga vendngjarja duke deklaruar se shkak është bërë një gërmim në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dy katësh.

Rreth 15 familje që kanë lënë pallatin nga frika e shembjes së tij. Ndërkohë, gërmimet në pjesën jugore të pallatit vijojnë dhe reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar situatën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e objektit në ndërtim, punimet për të cilin kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave të cilit rrezikojnë shembjen e pallatit pesë katësh.

Recommended