Punimet në sheshin “Skënderbej", bashkia njofton për kufizimet në qarkullim
  • 6 years ago
Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit ?Skënderbej? ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së automjeteve, për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i automjeteve do të ndryshojë si më poshtë:

- Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës ?Çamëria?, nga kryqëzimi me Rr. ?Ibrahim Rugova? deri në sheshin ?Skënderbej? (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën ?Ibrahim Rugova? në kryqëzimin me rrugën ?Çamëria?, drejtim i detyruar drejt.

- Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. ?Ibrahim Rugova?, nga ?Myslym Shyri? deri te bulevardi ?Gjegj Fishta? (segmenti para Taiëan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.
Recommended