Report TV - Spektakli i fishekzjarreve në Tiranë, gëzuar 2018

  • 6 years ago
Video e plotë - kliko link https://www.youtube.com/watch?v=CxPzwrRWLzg&t=1s
© Antonio Çakshiri/Report TV - Shqiptarja.com

Tirana dhe e gjithë Shqipëria festoi ndërrimin e viteve mes spektaklit të fishekzjarreve dhe muzikës. Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me qindra njerëz të mbledhur në sheshin ?Skënderbej? bëri numërimin mbrapshtë të sekondave deri në nisjen e hedhjes së fishekzjarreve. Pas spektaklit të fishekzjarrëve që zgjati disa minuta festimet në Tiranë po vazhdojnë me koncertin e nisur në orën 22:30 me këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati të organizuar nga bashkia në shesh si dhe me aktivitetet të tjera. Duke shpresuar të jetë vit më i mbarë dhe lumturi, shqiptarët e kanë shijuar koncertin dhe spektaklin e fishkzjarreve, përfshirë shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime.