Rama flet per politikane te korruptuar: Pyll pa derra s’ka, çdo derr do pergjigjet

  • 6 years ago
?Pyll pa derra? i ka konsideruar Kryeministri Edi Rama politikanët e korruptuar, që duhet të japin llogari përpara drejtësisë me zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjatë konferencës përmbyllëse me gazetarët për vitin 2017, Rama u shpreh se partitë politike nuk kanë përgjegjësi për politikanët e korruptuar që mund të kenë brenda tyre, por diferenca është në mënyrën se si reagojnë kur ata zbulohen nga drejtësia.

?Pyll pa derra nuk ka, çdo derr duhet të përgjigjet në rastin kur është i fshehur në kostumin e politikanit dhe të japë llogari para drejtësisë nëse nën atë kostum ka abuzuar me besimin e publikut. Dhe partitë nuk mbajnë përgjegjsi për faktin nëse kanë derra apo s?kanë derra mes tyre, por për mënyrën se si reagojnë kur derrat zbulohen. Se kush është i ndershëm, këto i përcakton drejtësia?, u shpreh Kryeministri.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur një bisedë mes tij dhe Lulzim Bashës, Rama mohoi që të jetë takuar me kryedemokratin, por i ka bërë një ftesë për dialog në lidhje me këtë temë. Ftesën e tij dërguar Bashës, Kryeministri nuk e quan të pasinqertë sikurse është komentuar në media.

?Ky është shah që kushdo bën lëvizjet e veta. Tani është e sinqertë lëvizja apo s?është e sinqertë, kjo është bisedë e pakuptimtë. Procesi i kryer nga ana jonë nxorri si rezultat mbështetjen e plotë për kryeprokuroren. Kandidaturat janë ofruar vet. Sa i përket datës së bërë për ftesën, unë e kam bërë ftesën kur ka ardhur momenti të bëj ftesën?, theksoi kryeministri Edi Rama.

Recommended