Ekskluzive /Florian Marku live në SHQIPERIA IME flet për karrierën dhe ju përgjigjet komentusve

  • 8 years ago
Kickboksieri shqiptar me famë botërore ka folur ekskluzivisht për portalin “Shqipërimaime.al”.

Kjo vjen si një surprizë për fansat e Markut në Shqipëri. Djaloshi i talentuar është treguar mjaft i sjellshëm dhe e ka pranuar me kënaqësi ftesën tonë për t’iu dhuruar fansave të faqes SHQIPERIA IME dhe portalit shqiperiaime.al, një video LIVE në Facebook.

“Kam 4 ditë që kam zhvlluar ndeshjen me kundërshtarin turk. U ndesha në Athinë edhe fitova. Kjo ishte ndeshja e dytë që bëra brenda 3 muajve.

Sfida e parë ishte me serbin që fitova në mes të Athinës. Dua të ju falenderoj të gjithëve që më keni mbështetur gjatë gjithë kohës”, shprehet Marku. Më tej, “Hulku” shqiptar tregon edhe detajet për ndeshjen e fundit. “Jam stërvitur shumë. Ishte në peshën 72 kg e gjysmë. Ndeshja ishte për titullin “No Limits”.

Turku stërvitej në Hollandë dhe mendonte se do të fitonte titullin. E rrëzova në raundin e dytë Nokdaun, por fitova me pikë jo me KO”.

Ndeshja e radhës – “Sfida e radhës është me 21 maj në Zvicër në qytetin Olten. Do luftoj për titull Evrope. Kundërshtari im është një hollandez, një kundërshtar i fortë”.

Mbështetja e shqiptarëve – “Bashkëkombasit e mi më kanë mbështetur si në Athinë, Austri apo kudo ku jam ndeshur. Flamurin shqiptar do ta ngrejë gjatë gjithë jetës time”.

Karriera – “Kam bërë 48 ndeshje. Kam humbur vetëm 3 herë. Jam 23-vjeç”.

Titujt – “Kam 2 tituj si Kampion Bote, 1 titull si Kampion Evrope dhe i fundit ai që kam fituar në Greqi. 1 titull është fituar në 72.5 kg, 2 në 70 kg, ndërsa njëri në 67 kg”.

Origjina – “Me origjinë jam nga Kosova, por i lindur në Lushnje”.

Projekti – “Ndeshjen e radhës kam shumë dëshirë ta zhvilloj në Shqipëri. Në nëntor do të dëshiroja shumë, pasi nuk kam zhvilluar asnjë ndeshje në vendin tim”.

Dhe e mbyll duke falenderuar Shqiptarët kudo që ndodhen për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin vazhdimisht. Fjalët e fundit ishin “SHQIPERI ETNIKE” /shqiperiaime.al

Recommended