Tabaku: Rama plan për të grabitur pronat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Partia demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grabit pronaret e ligjshëm. Si baze për denoncimin e nënkryetares se komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku shërbeu vendimi i qeverise që sanksionon se pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës t?u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe, në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.



Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën.



Sipas Tabakut vendimi qe qeveria ka marre te mërkurën zbulon edhe një tjetër mashtrim.



Pika kryesore e ligjit të tij të pronave ishte shpërndarja çdo vit e 50 mln USD. Në 10 vjet shuma do të ishte 500 milionë USD, me të cilën qeveria pretendonte të mbyllte përfundimisht problemin e pronave. Por Rama e shkeli edhe ligjin e vet grabitqar sapo nisi zbatimin e tij. Nga 50 milionë dollarët e premtuar, në buxhetin e vitit 2018 për pronarët ka vetëm 20 mln USD.



PD ka përsëritur premtimin se me ardhjen ne pushtet ajo do ta anuloje ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave te miratuar nga qeveria Rama si një ligj antikushtetues.

Recommended