Report TV - Balla: Pres që Garda e Republikës të nisë procedurat për rastet
  • 6 years ago
Partia Socialiste thotë se Monika Kryemadhi rrezikon deri në 5 vjet burg, pasi ka penguar deputetin Ulsi Manja të ushtrojë të drejtën e votës. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se është garda e republikës që duhet të bëjë kallëzim penal ndaj deputetëve të opozitës për kaosin e krijuar në sallë.
?Kushdo që i shkon në mend, si Kryemadhit, apo deputet tjetër, e theksoj vetëm të LSI, të cilët ushtruan dhunë ndaj deputetëve të PS, rasti i Ulsi Manjës i dhunuar nga Kryemadhi është i paprecedentë në këto 27 vite demokraci. Kjo dënohet me gjobë, deri në 5 vite burg?, deklaroi Balla.

Numri dy i PS-së fton opozitën të kërkojë falje për situatën e krijuar.

?Mirëpres një ndjesë publike nga PD dhe LSI për dhunimin e institucionit më të rëndësishëm të Shqipërisë, siç është Kuvendi i Shqipërisë. Në Kuvend ne jemi zgjedhur për të diskutuar, dialoguar, për të pasur mendime të ndryshme, debate, por sigurisht nuk na kanë votuar shqiptarët për të pasur shfaqje skandaloze?, theksoi Balla.
Recommended