LIVE/ Tonight Ilva Tare - "Aksioni i LSI kundër Ramës", e ftuar Monika Kryemadhi (18 dhjetor 2017)
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas protestës së pazakontë në parlament, Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e ftuar në Tonight Ilva Tare, duke folur për aksionin e mëtejshëm të opozitës, u shpreh se është pro protestave në janar, ndërsa refuzoi propozimin e ish kryeministrit Sali Berisha për të djegur mandatet.
Kryemadhi ndërkohë la të hapur edhe mundësinë për një bojkot të mundshëm të parlamentit.
Lidhur me deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara për protestën, Kryemadhi tha se komuniteti ndërkombëtar është manipuluar nga stafi i Edi Ramës. Kryetarja e LSI tregoi edhe komunikimin që pati me ambasadorin Donald Lu pas protestës.
Kreu i LSI denoncoi edhe numrin e rritur të punonjëve në Kryeministri dhe tha që së shpejti do të bëjë publike raste ku punonjës që paguhen në kryeministri kanë vënë pasuri të dyshimta.
E pyetur për reagimin e saj brenda sallës së parlamentit, Kryemadhi u shpreh se do të gjuajë sërish me ç'ti zërë dora kundër cdokujt që kriminalizon shoqërinë.
Monika Kryemadhi mendon se bashkëshorti i saj, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është bashkëpunëtor i këtij kaosi të krijuar duke i lënë mundësinë Ramës të kriminalizojë shtetin dhe nëse do të varej nga ajo, Presidenti le të shkarkohet që nesër.
Kryemadhi e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Ndërsa për një bashkëpunim të mundshëm me Edi Ramën, Kryetarja e LSI mbyll çdo mundësi, as sikur ndërmjetësues të ishte vetë Donald Trump.
Për Kryemadhin, ajo që politika po bën, nuk është e duhura për njerëzit dhe për të ilustruar këtë, nën sytë e përlotur tregoi një mesazh të dërguar nga vjaza e saj Era, të lexuar nga analisti Aleksandër Çipa.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-ps-nxorri-sot-politiken-nga-institucionet
Recommended