Report TV - Monika Kryemadhi i prish deklaratën Ulsi Manjës: Këtë nuk e ka bërë as diktatura

  • 6 years ago
Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja akuzoi opozitën se kërkon të mbajë në detyrë një Kryeprokuror pa mandat. Ai tha se emërimin e Kryeprokurorit të Përkohshëm e mbështesin edhe partnerët ndërkombëtarë.

"Sot për herë të parë kemi të bëjmë me një prokuror të përgjithshëm që qëndroi në detyrë me një mandat 5-vjeçar. Eshtë hera e parë që kjo opozitë dhe Sali Beisha kanë mundëëinë të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm qoftë edhe të Përkohshëm. Më vjen mirë që qytetarët nuk i janë përgjigjru kësaj thirrje të opozitës. Nuk e përcakton dot opozita dhe askush nëse procedura është kushtetuese apo jo, është Gjykata Kushtetuese", tha Manja.

Teksa Manja fliste para mediave, ai është ndërprerë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo e ka quajtur tentativë antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, ndërsa ka thënë se këtë s'e ka bërë as Enveri.

Recommended