Report TV - Testim për një mijë inspektorë/ Koçiu: Kush s’kalon do të lërë detyrën

  • 6 years ago
Departamenti i Administratës Publike zhvilloi këtë të shtunë testimin me shkrim për rreth 1000 inspektorë. Këtë testim e ndoqi nga afër drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu e cila theksoi rëndësinë e rritjes së profesionalizmit të punonjësve që i shërbejnë qytetarit.
?Këtu kemi 1000 nëpunës civilë, të cilët ushtrojnë funksione inspektimi në institucionet e administratës publike. Këta nëpunës janë një pjesë e rëndësishme e nëpunësve publik të administratës të cilët kanë përfaqësim të drejtpërdrejtë me bizneset dhe me qytetarët. Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla shqiptare e Administratës Publike do të vazhdojnë të ofrojë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit civilë për të rritur kapacitetet dhe për të rritur profesionalizmin e të gjithë punonjësve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve?, - u shpreh Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu.

Recommended