Ekskluzive/Kushtetuesja hap dosjen e "Masakrës së Çoles", rigjykim të dënuarve

  • 6 years ago
Masakra e ?Çoles? ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në kolegjin penal të gjykatës së lartë. Report Tv ka siguruar një vendim të gjykatës kushtetuese e cila më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërish kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për tu rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.

Më 7 Prill 2015 sic dhe shihni në këto pamje ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi ?Çole?. Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet. Për aleksnadër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite pa të drejtë ulje me 1/3 ndërsa për ty personat bertil alliaj dhe ani begaj të dënuar me nga 35 vite secili gjykatat e shkallëve më të ulta kishin aplikuar dhe uljen me 1/ e dënimit.

Recommended