Ditë e Re- Njihuni me pasionet e një drejtoreshe banke

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teuta Dupi është drejtoreshë banke. Këtë herë zj. Dupi e ftuar në emisionin Ditë e Re, ka ardhur tërësisht ndryshe. Jo më me një veshje serioze dhe zyrtare, por si një ?vajzë mode?, Teuta ka treguar pasionet e saj

Nëna e dy vajzave, 21 dhe 15 vjeçe, në kohën e saj të lirë merret me modën. Teuta është blogere dhe i pëlqen të ndjekë modën. Aktivitetet e saj të përditshme dhe veshjet i pasqyron në rrjetet sociale ku është mjaft aktive.

Drejtoresha e bankës është frekuentuese e palestrës dhe i pëlqen që të kujdeset për trupin e saj.

?Shkoj në palestër, e kam filluar vonë. Kam shumë mike, konsumojnë gjithë koës dhe nuk shëndoshen. Është me metabolizëm. Ndërsa mua nuk ma lejon mosha atë trupin që të ha çfarë të dua.?

Ajo ka treguar se po të kthehej në kohë do të bënte të njëjtat gjëra

?Nëse do të kthehesha në kohë do të bëja të njëjtat gjëra. Mos më keq të njëjat gabime, se ti je ajo. Ti ashtu e ke menduar në atë moment dhe ti e ke menduar gabim sot, jo atëherë. Atëherë të është dukur gjë e mirë pavarësisht se të ka ardhur një zhgënjim, një gjë për të cilën pendohesh mbasi ka ndodhur.?

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/njihuni-me-pasionet-e-nje-drejtoreshe-banke

Recommended