FMN: Rritja ekonomike e qendrueshme, vijoni reformat

  • 6 years ago
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti ka performuar mirë, në nivelin 3.9%, ndërsa për 2018-ën, rritja do të vijojë të jetë e qëndrueshme, në nivelin 3.7%. Në artikullin 4 të konsultimeve, Bordi i Drejtorëve të Fondit thotë se mazhoranca aktuale ka marrë një mandat të pastër dhe pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, çka ofron një mundësi për rifilluar axhendën e reformave.

?Objektivat kryesore të politikës në këtë moment janë ruajtja stabilitetit makroekonomik dhe financiar, dhe për të thelluar reformat strukturore dhe institucionale.?

Por Fondi i rekomandon qeverisë që të vlerësojë në mënyrë transparente detyrimet që rrjedhin nga paketa ?One Billion Euro? e Partneritetit Publik - Privat, në përputhje me normat ndërkombëtare.

? Në kundërshtim me praktikën e tanishme, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.?
FMN thotë se edhe performanca fiskale është më e ulët se pritej.

?Bankers Petrolium ka apeluar mosmarrëveshjen tatimore lidhur me akcizën e dulientit, ndërsa nisma për faljen e detyrimeve tatimore ende nuk ka regjistruar pagesën e principaleve nga kompanitë për të përfituar dhe ulur borxhin tatimor.?

Bordi i drejtorëve të FMN-së kërkon që qeveria të rishikojë çarjet në strukturën e tatimit mbi vlerën e shtuar, siç është rasti i reduktimit të saj në 6% për hotelet me 5 yje. Pavarësisht këtyre këshillave, bordi thotë se ekonomia shqiptare po vijon rritjen e qëndrueshme dhe po vijon reforma të rëndësishme në çështjen e pronës dhe luftës kundër korrupsionit.

Tv Klan

Recommended