Report TV - Orlando: Ekzistojnë kushtet për çeljen e negociatave, Gjonaj: Ndihmë drejtësisë

  • 6 years ago
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum në fushën e drejtësisë, e cila parashikohet të sjellë rritje të bashkëpunimit sa i takon aspektit legjislativ dhe atij penal mes dy vendeve.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe homologu i saj italian, Andrea Orlando i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë këtë të martë. Ministri Orlando theksoi se Italia vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e forcimit të shtetit ligjor përmes nisjes nga zbatimi të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se ekzistojnë kushtet për çeljen e negociatave gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.

"Italia mbështet integrimin e Shqipërisë. Memorandumi, që do nënshkruajmë sot nuk ka të bëjë vetëm me dy vendet tona, por ka të bëjë edhe me integrimin e Shqipërisë drejt BE dhe vëmendjen që ka Italia për vendet e Ballkanit. Ne duam të fillojmë menjëherë, implementimin e marrëveshjes, ekzekutimin e dënimeve penale. Brenda më pak se një muaji kemi bërë një punë të jashtëzakonshme bashkëpunimi", u shpreh Orlando.

Sa i takon negociatave, ministri italian tha se përcaktuese do jetë ecuria e reformës në drejtësi, por ai vërejti se Shqipëria ka përmbushur detyrimet për këtë vendim të BE. ?Do të jenë e rëndësishme veprimet që do japë reforma në gjysmën e parë të vitit që vjen. S?na takon ne që të caktojmë një datë, por ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi. Rëndësia e memorandumit të sotëm nuk është një bashkëpunim mes dy qeverive tona, por një memorandum, një bashkëbisedim mes subjekteve të juridiksioneve të të dy vendeve tona. Një politikë bashkëpunimi mes gjykatave të të dy vendeve, prokurorive, noterëve dhe të gjithë atyre që kanë të bëjnë me këtë sistem?.

Recommended