Report TV - Skandali i CEZ, Kara i kërkon Gjykatës të detyrojë Prokurorinë të hetojë privatizimin

  • 6 years ago
Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara dhe ish-kreu i komisionit hetimor për skandalin e CEZ, Taulant Balla janë paraqitur në Gjyjatën e Tiranës.
Kara kërkon që Gjykata të detyrojë Prokurorinë të hetojë privatizimin e OSHEE te CEZ, pasi Prokuroria ka pushuar hetimet. Balla është paraqitur si palë e interesuar pasi dhe komisioni parlamentar vendit ka kërkuar hetim. Kërkesa është depozituar sot përpara gjyqtarit Lazër Sallaku, ndërsa mbetet për t'u parë nëse gjykata do pranojë këtë kërkesë, apo do lërë në fuqi vendimin e Prokurorisë për mbylljen e dosjes.

Si dëshmitari Romeo Kara ashtu edhe ish-kreu i komisionit hetimor, Balla, pretendojnë se marrëveshja e privatizimit me çekët përbën vepër penale dhe për këtë qëllim përgjegjësit duhet të nxirren përpara ligjit. Prokuroria vendosi pak ditë më parë, mbylljen e çështjes për privatizimin e OSHEE te kompania çeke, CEZ.

Recommended