Dhuna ndaj Arbitrit, flasin kapiteni dhe trajneri i Këlcyrës: Ja çfarë ndodhi

  • 6 years ago
Mbështetës dhe lojtarë të ekipit të Këlcyrës kanë protestuar këtë të hënë duke kërkuar lirimin e tre futbollistëve, të cilët u arrestuan pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit të takimit Përmeti-Këlcyra ditën e djeshme.

Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Këlcyrë-Përmet. Si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit futbollistik Këlcyra akuzojnë gjyqtarin Paço se ka marrë ryshfet për t'i dhuruar fitoren Përmetit. "Kam shkuar dy herë në federatë për një arbitër që ishte në rregull me ndeshjen, të ishte më i mirë, në mënyrë që të mos ziheshin dy qytetet me njëri-tjetrin. Tërhoqa ekipin për të mos e vijuar lojën. Dyshojmë se ka marrë ryshfet. Dhuna është e dënueshme por kjo është e vërteta. Nuk mund të na përjashtojë një arbitër i korruptuar nga kategoria", tha trajneri i ekipit të Këlcyrës, i cili u shoqërua në komisariat pas dhunës ndaj arbitrit fierak.

Edhe kapiteni i Këlcyrës akuzon arbitrin se ndëshkoi qëllimisht ekipin e tij. "Arbitri i takimit, Paço, dha një penallti të paqenë dhe dy kartonë të kuq për ekipin tij. Dhuna nuk është e justifikuar, por e bëri veten, fshatar arbitër. Më ka thënë personalisht ndeshjen do ta fitojë Përmeti. I kam thënë po deshe e bëj unë golin, por mos na ndëshkoni. Ai me një gur vrau dy zogj", tha ai.

Recommended