Report TV - Kandidati i ri për kryeprokuror, Elezi ja çfarë thotë pas takimit me Llallën
  • 6 years ago
Ferdinand Elezi është kandidati i parë që pritet të depozitojë në Parlament dokumentacionin e duhur për të garuar për postin e kryeprokurorit të përkohshëm.
Këtë të premte, edhe pse një ditë pushimi për administratën e prokurorisë, ai është pritur në një takim nga kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla, të cilit i skadoi mandati një ditë më parë.

Duke dalë nga selia e Prokurorisë së Përgjithshme, Elezi nuk ka dhënë ndonjë detaj nga takimi, por ka thënë vetëm se kishte qenë atje për t?u pajisur me një dokument për vjetërsinë në punë.

Aktualisht Elezi mban detyrën e kryetarit të Prokurorisë së Apelit në Durrës, ndërsa më parë ka drejtuar prokurorinë e rrethit në Korçë.

Pjesë e kësaj gare të shpallur ditën e sotme nga Parlamenti, e cila mbyllet të martën në orën 18:00, pritet të jenë dhe disa emra të tjerë, mes të cilëve: Dritan Rreshka, aktualisht prokuror në organin e akuzës së kryeqytetit; dhe Olsi Çela, prokuror pranë Krimeve të Rënda.
Recommended