Report TV - Xhafaj: Ndryshimet nga reforma në drejtësi, marrëdhënie e besueshme me prokurorinë

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Fatmi Xhafaj deklaroi se operacioni ?Forca e Ligjit? është duke skanuar të gjithë grupet kriminale, ndërsa do të bëhet edhe dokumentimi ligjor për t?i vendosur para drejtësisë. Duke folur për bashkëpunimin mes institucioneve, Xhafaj u shpreh se më ndryshimet nga reforma në drejtësi marrëdhënia me prokurorinë do të jetë më e besueshme se sot.
Deklarata e ministrit vjen në ditën që i mbaron mandati Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa ende nuk dihet se si do të zgjidhet ngërçi për pasuesin e tij, pasi procesi është bllokuar për shkak se nuk është ngritur KLP. Shumica është kundër zgjatjes së mandatit të Llallës, po ashtu edhe SHBA dhe BE, por opozita e kundërshton emërimin e një Kryeprokurori të emëruar nga qeveria.

Recommended