Report TV - Kukës,nisin me intensitet reshjet e borës, lartësia deri në 30 cm

  • 6 years ago
Në zonat veriore prej mëngjesit të sotëm kanë nisur reshjet e borës me intensitet të lartë. Këto reshje pritet të vijojnë përgjatë gjithë ditës, ndërsa kanë nisur edhe problematikat e para.
Lartësia e borës është nga 4 cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës temperature minimale do te shkoje deri ne 0. 2 gradë celsius. Deri më tani nuk është raportuar për rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, ndërsa akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Ne orët e para të mëngjesit janë hasur disa problematika në akset rurale por pas ndërhyrjes ato janë bërë të kalueshme. Në ?Rrugën e Kombit? lartësia e borës është 10 cm në Tunel-Kalimash, në këtë aks kanë punuar 9 borëpastruese.

Në total në të gjithë qarkun e Kukësit janë duke punuar 26 borëpastruese. Raportohet se disa fshatra vazhdojnë të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Recommended