25-vjeçari kercenon nenen dhe vellain, qellon me pistolete

  • 6 years ago
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kërcënoi nënën dhe vëllain e më pas qëlloi me armë në ajër. Dritan Billa 25 vjeç nga fshatin Zalt i Kasharit, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B. 61 vjeç dhe vëllain F.B. 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë. Më pas u largua nga banesa. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rreth orës 16:30.
Sapo u njoftuan për këtë rast, policia lokalizoi të riun në lagjen ?Shkozë? të Tiranës rreth orës 22:45.
Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe u sekuestrua pistoleta model 54 me dy fishekë.
Ndaj tij u ngrit akuza edhe e armëmbajtjes pa leje dhe drejtim të automjetit në gjendje të parregullt. /tvklan.al

Recommended