Report TV - Vlora, kryebashkiaku Leli: Prurje të larta nga reshjet, banesat u boshatisën

  • 6 years ago
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli deklaroi në Report Tv se prurjet e ujit pritet që të rriten në orët në vazhdim, ndërsa janë evakuuar banorët që rrezikohen.
?Jemi duke verifikuar të gjithë ata që nuk kanë kërkuar ndihmë, por edhe të tjerët. Forcat e ushtrisë dhe të rendit janë të dislokuara në Vlorë për t?u ardhur në ndihmë banorëve. Kjo gjë pritej, reshjet janë në nivele të larta.

Deri tani nuk kemi raportime për banorë problematikë, janë evakuuar të gjithë ata që mund t?u shkaktoheshin probleme. Situata duket në kontroll. Jemi me grupe në cdo zonë që lumi ka dal ë nga shtrati. Të gjithë për të bërë maksimumin për të qenë pranë banorëve.

Banesat janë boshatisur që dje, aty ku mendohej se banorët do të rrezikoheshin. Ne jemi në gatishmëri, mendohet se do të ketë prurje. Ka disa çarje të argjinaturave dhe niveli deri tani është i lartë, mbi 7 metra dhe prurjet do të jenë në rritje në vazhdim? deklaroi ai.

Recommended