Report TV - Tiranë, i vendoset tritol shperthen automjeti pranë Kopshtit Botanik

  • 6 years ago
TIRANE - Një automjet tip "Passat" me targa AA 946 EE është hedhur në erë pranë Kopshtit Botanik në Tiranë pak minuta më parë.

Shqiptarja.com ka siguruar edhe fotot nga vendi i ngjarjes ku duket automjeti krejtësisht i shkatërruar. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim pranë një zone grumbullimi skrapi. Ende nuk bëhet i ditur pronësia e makinës.

Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit. Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të ketë qenë më shumë se 200 gr C4 e vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth.

Recommended