Report TV - Lobimi 1 mln $ i PD në SHBA, Bushati: Nga një fond i zi i një personi të afërt me Bashën

  • 6 years ago
Partia Socialiste i është rikthyer akuzave ndaj PD lidhur me 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA.

Deputeti socialist, Ervin Bushati tha se qëndrimi i Prokurorisë është i dyshimtë, pasi ende nuk ka nisur hetimet. Sipas tij, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha se ku i gjeti paratë e paguara për lobim.

"Ndërkohë që ka ngritur një furtunë me kazanin e plehrave, duke bërë prokurorin dhe gjyqtarin Lulzim Basha refuzon të thotë fjalën e tij për firmën e vulën e tij që ka vënë për 1 milion dollarët. Me kë bashkëpunoi Basha për këtë aferrë korruptive, pse nuk tregon në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore? Prokuroria nuk e ka thirrur ende Lulzim Bashën për skemën e mashtrimit 1 milion dollarë, dhe kjo hedh hije dyshimi mbi seriozitetin e prokurorisë. Me kë bashkëpunoi Basha për këtë skemë mashtrimi?", tha Bushati.

Recommended