Report TV - Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 32 vjeçari

  • 6 years ago
Një 32-vjeçar, i identifikuar nga policia si Blendo (Edison) Alikaj, është arrestuar sot nga policia në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Për arrestimin e tij policia, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, bëri kontrolle në disa banesa, ndërsa 32-vjeçari u gjet në një lokal.

Kapet i kërkuari për disa vepra penale !

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ''Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'', si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim.

Recommended