E vërteta e bllokimit të llogarive bankare të RD, Uruçi: Iu drejtova Gjykatës për shpifje

  • 6 years ago
Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës në qeverinë "Nano", Esmeralda Uruçi ka rrëfyer në studion e Report Tv shifjet e Rilindjes Demokratike ndaj bashkëshortes së tij dhe zvarritjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për dëmshpërblim.
Uruçi tha se RD-ja kishte hedhur shpifje ndaj bashkëshortes së tij e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte kandidate për deputete në logon e PS-së. Ai tha se i ishte drejtuar disa herë kësaj gazete që të tërhiqte shpifjet, por përgjigjja që kishte marrë kishte qenë se "jemi në fushatë elektorale". Drejtësia për Esmeralda Uruçin, e cila ka humbur jetën në një aksident rrugor në vitin 2012, u bë pas vdekjes, kur përmbarimi ekzekutoi vendimin e marrë nga gjykata në vitin 2003, duke bllokuar llogaritë bankare të Rilindjes Demokratike pas 14 vitesh kalvari.

Një nga periudhat e vështira të familjes Uruçi ka qenë aksidenti i dy bashkëshortëve në vitin 2012 në autostradën Tiranë-Durrës. Nga ky aksident, humb jetën pas disa ditësh në gjendje koma ish-ministrja. Dashamir Uruçi kujton se qeveria "Berisha" akordoi një fond 6.7 milionë lekë për kurimin e ish-ministres, por këto lekë sipas tij nuk u dhanë kurrë.

"Berisha ka dhënë një shpërblim në atë kohë për ngjarjen e rënë. Ramë dy veta në koma. Bashkëshortja më vdiq. U dha një ndihmë, por është e çuditshme që nuk u aprovua një vendim. Janë 6.7 milion që u dhanë për trajnimin e gruas sime të ndjerë dhe nuk u morën. As të majtët as të djathtët që e dhanë nuk e çuan në fund këtë vendim. Të mos respektosh vendimin e vendosur nga kreu i qeverisë është kulmi".

Recommended