Vlorë, i riu plagos me thikë bashkëmoshatarin para shkollës, pamje nga vendi i ngjarjes

  • 6 years ago
Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Një sherr mes dy nxënësve ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ?Marigo Posio?, ku nxënësit e konfliktuar i përkasin shkollave të ndryshme.

Mësohet se njëri prej të rinjve është goditur me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital. Nga informacionet e para, nxënësi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended