Rudina/ Rrefehet Big Mama: Cfare ndodhi gjate operacionit ne stomak (21.11.17)

  • 6 years ago
Këngëtarja Besiana Kasami e njohur si Big Mama rrëfeu sot në studion e ?Rudina?, operacionin që ka kryer për zvogëlimin e stomakut.
Big Mama tha se gjatë operacionit ishte vënë re se tëmthi i ishte kalbur nga dhjami dhe mjekët ishin detyruar t?ia hiqnin. Ndërkohë pas operacionit ajo tregon se ka patur vështirësi pasi i duhej të hante vetëm supëra dhe kos dhe ndihej pa energji. Ajo tregon se pas operacionit ka telefonuar doktorin dhe i ka thënë se do ta hedhë në gjyq.
?Kam patur luhatje të mëdha me peshën dhe vendosa ta zgjidh këtë problem përgjithmonë. Unë kam bërë operacion, kam bërë zvogëlimin e stomakut. Unë tani ha me porcione të vogla, ha pak edhe shpesh. Tani mbaj në çantë fruta të thata dhe të freskëta, por ha nga pak. Më parë kam lënë shumë para në dieta dhe kam ngrënë pluhura koti dhe s?isha as e ngopur dhe as e lumtur. Tani jam shumë e lumtur. Muajin e parë e kam patur të vështirë, kam ngrënë vetëm supa dhe kos. E përjetova keq, e merja doktorin në telefon dhe i thoja: Do të hedh në gjyq, më shkatërrove jetën. Më dukej sikur nuk do të haja dot më kurrë. Doktori qeshte me mua dhe më thoshte se do flasim pas dy tre muajsh dhe ashtu ndodhi, tani ndihem shumë mirë.
Oraganet e mia kanë qënë me shumë yndyrë dhe brenda të njëjtit operacion kam bërë dy pasi tëmthi më ishte kalbur nga dhjami. Alkool pi por shumë pak, dikur kam pirë edhe cigare, por tani më pengon?, tha Big Mama.

Recommended