Report TV - Mjeku, Kaja për Report Tv: Nxënësit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizë

  • 6 years ago
Mjeku Shahin Kaja i kontaktuar nga Report Tv thotë se nxënësit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ku dhe do marrin mjekim më të specializuar. Ai ka ka thënë se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. "Nxënësit kanë pasur probleme me tensioni, por tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Bulqizës janë trajtuar 36 nxënës, 23 janë dërguar në Peshkopi, ndërsa një nxënëse është transportuar në drejtim të Tiranës", u shpreh mjeku Kaja.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, një prej nxënësve të asfiksuar nga tymi i kaldajës.

Recommended