Report TV - Asfiksimi i nxënësve 16 nxënës në Bulqizë, mjeku: Janë jashtë rrezikut për jetën

  • 6 years ago
BULQIZË- Paraditen e sotme në shkollën e mesme të Shpenzës disa nxënës janë asfiksuar nga tymi që ka shkaktuar kaldaja që përdorej për ngrohje.

Sipas policisë, shkak ka qenë oxhaku i mbyllur, duke bërë që tymi të përhapet në ambjentet e shkollës duke shkaktuar asfiksimin e disa nxënësve.

16 nxënës të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Mjeku Shahin Kaja i kontaktuar nga Report Tv thotë se nxënësit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ku dhe do marrin mjekim më të specializuar. "Nxënësit kanë pasur probleme me tensioni por tashmë janë jashtë rrezikut për jetën", u shpreh Kaja.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, një prej nxënësve të asfiksuar nga gazi.

Recommended