Report TV - Nis Forca e Ligjit, të arrestuar për drogë e vrasje në Fier/Emrat

  • 6 years ago
"Vrasje, rrëmbim personi, trafik kokaine e kanabisi". Janë këto akuzat që çuan në arrestimin e tre personave të skeduar në veprimtari kriminale mesditën e sotme në qytetin e Fierit.
Policia ka publikuar pamjet e këtij operacioni, ku duket qartë se Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, arrestohen nga efektivë civilë të Policisë së Shtetit. Ata janë prangosur gjatë kohës që ndodheshin në ambientet e një bar-kafe në qytetin e Fierit, ndërsa nuk kanë bërë rezistencë.

Ky aksion ka qenë goditja e parë e operacionit ?Forca e Ligjit". Lajmin e dha Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, gjatë një konferencë për mediat ku njoftoi rezultatet e operacionit ku janë janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike si dhe katër automjete, një prej të cilave e blinduar. Gjithashtu, policia po heton pasuritë e këtij grupi kriminal ku në verifkim janë një resort, dy banesa në Tiranë dhe një në Golem.

Recommended