Report TV - Spahiu në Report TV: 1.5 mld € hashash po futen në ekonomi

  • 6 years ago
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu i ftuar në emisionin ?45 Minuta? nga Denis Minga në Report Tv akuzoi qeverinë se po tenton që të pastrojë paratë e krimit përmes buxhetit të shtetit.
Ai u shpreh se paratë e pista mund të injektohen në ekonomi përmes investimeve në rrugë, porte apo vepra të tjera.

Intervista në REPORT TV

Ka një shqetësim të Bashës, se përmes buxhetit mund të pastrohen para, ju si mendoni a mund të pastrohen para përmes buxhetit?
Fakti që ka pasur bum të hashashit në 2016 dhe bëhet fjalë pë 1.5 miliard euro, fakti që këto para ekzistojnë mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave pa dhënë asnjë projeksion. Për derisa këto para ekzistojnë mund të injektohen.

Por si injektohen këto para?
Nëse këto para janë realizuar në këto tregti të zezë, ose injektohen ose mbahen cash, ose transferohen jashtë.

Si mund të përdoren në buxhet?
Investime në ndërtim në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave jashtë është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi.
Këtu është problemei i kalimit dhe devijimit të kahut ekonomik në vend.

Bankat a janë imun nga ky rrezik potencial?

Nëpërmjet këtyre instrumetave PPB, nëse sjellin siç duhet sjellin zhvillim për ekonominë. E thashë dhe më herët, mënyra se si Rama i trajton cështjet, si tek fëmijët në Bulqizë deri tek planin 1 miliard eurosh, pra ka një situatë ironie që e përdor. Edhe raportet ndërkombëtare thonë që rriskojmë nga kjo situatë.

Recommended