Report TV - Buxheti, Lazimi: Ka selektime taksa e banesës është trefishuar

  • 6 years ago
I ftuar në studion e Report TV, njohësi i mirë i ekonomisë pranë LSI, Majlind Lazimi, ka komentuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2018, taksat dhe planet e investimeve që ka paralajmëruar Kryeministri Rama dhe kabineti i tij qeveritar.
Ai shprehet pesimist në lidhje me efiçencën e këtij buxheti, pasi i mungojnë prioritetet dhe planet e studimit të fizibilitetit të projekteve investuese.

Sipas tij, klima e biznesit në vend nuk është e mirë pasi skemat e hartuara janë të njëanshme dhe janë me tendencë diferencuese. Ai thotë se klima e taksave do të përkeqësojë situatën për shumicën dërrmuese të bizneseve pasi ka selektim dhe klientelizëm.

Sa i përket taksës së banesës, ai tha se shqiptarët do të paguajnë 3 herë më shumë se kanë paguar deri tani. Nëse deri tani ishte 15 dollarë, tani kjo shifër do të arrijë në 45 dollarë, pra një taksë që do të rëndojë xhepat e shqiptarëve.

I pyetur në lidhje me operimin e ekonomisë së vendit në lidhje me hyrjet dhe daljet e valutës, ai ka thënë se kjo pjesë nuk është aspak e mirë pasi kemi një fluks të daljes së monedhës jashtë vendit dhe kjo nuk ndikon pozitivisht në shëndetin e ekonomisë shqiptare.

Recommended