Report TV - Velipojë, bllokohet mbi një ton kanabis, një polic i arrestuar

  • 6 years ago
Sekuestrohet një mbi ton kanabis në fshatin bregdetar të Vilunit në Velipojë. Lënda narkotike u sekuestrua nga Forcat Operacionale nga Tirana në momentin që trafikantët po e transportonin me furgon nga Shkodra në një hotel në Vilun, ndërsa më pas do të ngarkohej në gomone per t'u trafikuar në Itali.
Në flagrancë është arrestuar një efektiv policie në momentin që po zhvillohej aksioni për sekuestrimin e kanabisit në fshatin Vilun, i cili sipas burime të Report Tv ka qenë garant për transportin e drogës.

Operacioni është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej për shkak se dyshohej se trafikantët kishin mbështetje brenda policisë lokale, që rezultoi e vërtetë.