Ora News – Mehmetaj: Rama lë të lirë Tahirin dhe kërcënon me burg fshatarët për puset

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama, në prezantimin e aksionit kundër vjedhjes së ujit, deklaroi se do të pajisen me autorizim edhe ujërat e puseve në shtëpi.

Për deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ky është një absurditet.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Mehmetaj tha se kjo qeveri vepron me dy standarte, lë të lirë ish-Ministrin e akuzuar për tre vepra të rënda penale dhe do të çojë pas hekurave qytetarët e thjeshtë.

Mehmetaj: E dëgjuat Kryeministrin para dy ditësh në absurditetin e tij më të madh, këtej lë të lirë Saimir Tahirin me tre akuza për vepra penale të krimeve të rënda dhe ndërkohë këtej i thotë atij fermerit të thjeshtë, atij fshatarit të thjeshtë që nuk ka pasur ku ta marrë tjetër ujin por ka gërmuar vetë një pus se që nëqoftëse ti nuk vë sahatin unë do të fus në burg. Këtu bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë që nuk do të jenë kurrë të drejta dhe liri për sakohë që kjo qeveria do të jetë peng i krimit, ose akoma dhe më keq, ndoshta kreu i kësaj qeverie është ai që drejton edhe krimin dhe organizatat kriminale në Shqipëri.

Mehmetaj thotë se kjo mazhorancë nuk ka vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, dhe për këtë iu referua pagave për punonjësit e organeve të vettingut.

Mehmetaj: Mazhoranca e tanishme nuk do ta lejojë kurrësesi reformën në drejtësi që të ecë dhe vazhdojë rrugën e saj. Kjo qeveri dhe mazhorancë që e donte kaq shumë reformën në drejtësi, që i besoi këta individë për të bërë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ishte e gatshme tu jepte atyre minimumin e parave që të bënin punën e tyre.Por u thoshte, tani ju do bënin atë që ne u themi. Që këtu e kupton që kjo qeveri realisht nuk e do reformën në drejtësi sepse nuk është e zonja të përballoojë drejtësinë dhe organet e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mehmetaj-rama-le-te-lire-tahirin-dhe-kercenon-me-burg-fshataret-puset

Recommended