Ujesjellesi i Tiranes sipas modelit te Pulias

  • 6 years ago
Tirana dhe Rajoni i Pulias do të bashkëpunojë së bashku në fushën e menaxhimit të ujit të pijshëm. Projekti është pjese e programit INTERREG, rreth të cilit kryebashkiaku Veliaj bisedoi me Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

"Qëllon që dy ujësjellësat tanë janë ata që performojnë më mirë në vendet respektive. Ashtu siç po bëjmë me BERZH-in për të marrë kredi për dy investime të rëndësishme, ashtu do të vazhdojmë edhe masterplanin me Ujësjellësin e Pulias, për t?u siguruar që Tirana ka shërbimin më të mirë, edhe në këtë fushë, ashtu siç ka shërbimin më të mirë në fushat e tjera?.

Presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, nuk i kurseu vlerësimet për punën e bërë nga Kryebashkiaku Veliaj në Tiranë, ndërsa theksoi se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve.

?Projekti ynë për ujësjellësin e Tiranës është aprovuar nga Bashkimi Europian, kështu që INTERREG do të na lejojë të vazhdojmë me të gjithë masterplanin e përbashkët dhe kjo patjetër është vazhdimësia e një tradite bashkëpunimi. Sa herë që vij këtu rimarr entuziazëm dhe kam gjithmonë e më shumë dëshirë të vazhdoj këtë bashkëpunim dhe natyrisht, duke i bërë urimet e mia një prej kryetarëve të bashkive më të zotë të Europës?.

Rajoni i Pulias do t?i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës në projektin për krijimin e ?Pyllit Orbital?, duke dhuruar një sasi pemësh. Nisur nga kjo një pjesë e këtij pylli do të marrë emrin e Pulias.

Tv Klan

Recommended